Ronaldo ‘kapërcen’ Van Dajk dhe prenoton Topin e Artë

Kristiano Ronaldo duket se po përgatitet për të fituar Topin e Artë për të 6 herë në karrierë. Kështu flitet të paktën në Francë, zëra që po gjejnë jehonë edhe në Itali ku theksohet se ylli portugez I Juventusit është në avantazh kundrejt Van Dajk dhe Messit për trofeun më të lakmuar individual që do të dorëzohet në 2 dhjetor në Paris

Mësohet se Ronaldo përvec kontakteve me Komitetin e Topit të Artë që është në edicionin e 64 të tij, ka pritur edhe një delegacion për France Football për një intervistë që do të publikohet në numrin e ardhshëm të kësaj reviste, ndërkohë që në Torino është organizuar edhe një darkë me të njëjtin delegacion në prani të Drejtorit Sportiv të Juventusit, Fabio Paratici

Kjo do të thotë se Ronaldo duket se ka ‘kapërcyer’ Van Dajk që gjithsesi në shumë kompani bastesh është ende favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë, dhe kjo edhe falë arritjes së kuotës së 700 golave në karrierë, ndërkohë që ka fituar dhe titullin në Serie A, Superkupën e Italisë në vitin e tij të parë me Juventusin si dhe Nations League me Portugalinë duke mundur në finale Holandën e Van Dajkut.

Nëse gjithcka do të jetë e vërtetë, për Ronaldon kjo do të jetë hera e 6 që fiton Topin e Artë duke parakaluar rivalin e tij të përjetshëm Messi e 5 Topa të Artë.

Sfidanti.al