Riberi shtyu arbitrin anësor, rrezikon pezullim me 4 ndeshje

Në fundin e ndeshjes me Lazion, te Fiorentina shpërtheu nervozizmi që mund t’I kushtojë shumë  skuadrës violë e trajnerit të saj Vincenco Montelaqë mund të humbasë një prej elementëve më të rëndësishëm; Frank Riberi. Francezi rrezikon të marrë një ndëshkim ekzemplar pas kartonit të kuq të marrë pas fërshëllimës së fundit të arbitrit për shkak se shtyu gjyqtarin anësor, Passeri që sipas Riberisë nuk akordoi një faull në favor të Fiorentinës në aksionin e golit të dytë të Lazios  me Riberi që mund të dënohet me 4 ndeshje pezullim

Raporti I arbitrit është I qartë, Riberi që ishte nervoz edhe me Montelën për zëvendësimin e tij, në minutën e 97 mori një karton të kuq pasi shtyu anësorin një veprim të francezi mund ta paguajë shtrenjtë edhe pse ai kërkoi ndjesë nëpërmjet rrjeteve sociale.

‘Isha nervoz dhe më vjen keq, shpresoj që zoti Passeri të kuptojë se cila ishte gjendja ime shpirtërore. Do të doja që t’I kushtohej më shumë vëmendje Fiorentinës, e njëjta që shkon edhe për klubet e tjerë-lexohej në postimin e Riberi në rrjetet sociale.

Sfidanti.al