Ronaldinjo xhonglon pa top, ndërron mëndje: nga futbollist në politikan?

Ronaldinjo, prej disa vitesh, është bërë një futbollist “pensionist”, megjithëse ai luan në ndeshje ekzibicioniste ose në ato me karakter humanitar. Por, sikurse duket, për të ardhmen ai ka plane të tjerë, pasi, sikurse shkruan media braziliane, ish-fituesi i “Topit të artë” ka ndërmend që të kandidojë për një vend në Senatin e Brazilit! Sipas medias, Ronaldinjo është bërë anëtar i partisë “Patriota” dhe synon që të përfaqësojë në Senatin brazilian shtetin Minas Gerais. Sidoqoftë, ende nuk dihet asgjë e saktë, sepse, fillimisht, Zhair Bolsonaro, miku i tij, duhet të fitojë garën për kryetar të partisë së mësipërme.

Nëse punët shkojnë mirë, Ronaldinjo nuk do të jetë futbollisti i parë që do të hyjë në “ujrat” politike braziliane, pasi këtë e ka bërë më parë edhe sulmuesi i famshëm, Romario, që fitoi numrin më të madh të votave në histori, duke përfaqësuar shtetin e Rio de Zhaneiros.

Sfidanti.al