Ronaldinjo Gauco udhëtoi drejt Kolumbisë për të zhvilluar një ndeshje ekzibicioni në Bogota me fanelën e Independiente Santa Fe kundër skuadrës së Atletico Nacional de Medellin, një ndeshje kjo që është në kuadër të një turi që 39 vjecari po e bën në të gjithë botën.
Ronaldino u prit me shumë madhështi dhe entuziazëm nga tifozët kolumbianë ndërkohë që në këtë ndeshje morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur në historinë e futbollit botëror si Higita, Zuniga, Arisitzabal, Gonzalo Martinez dhe Agustin Hulio.
Ndërkohë ditën e diel është programuar që të zhvillohet një tjetër ndeshje miqësore në qytetin e Kalit.
Sfidanti.al