Alonso nuk e harron Formula 1: Rikthimi nuk është I pamundur

Fernando Alonso nuk e ka harruar Formula 1 dhe nuk e përjashton kthimin e tij në këtë kampionat. Është vetë piloti spanjoll që ka konfirmuar këtë teksa flet për jetën e tij të re si pilot në garat endurancë dhe për pjesëmarrjen e tij të mundshme në edicionin e radhës së Rally Dakar që në 2020 do të mbahet në Arabinë Saudite.

Mendohet se Alonso do të garojë në Rally Dakar me skuadren Toyota Gazoo Racing dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, por Formula 1 mbetet në zemrën e Alonsos me spanjollin që ka garuar në këtë kampionat për 17 sezone.

‘E di që cdo vit që kalon do të bëjë shumë më të vështirë kthimin në Formula 1 pasi nuk jam më I ri në moshë-tha Alonso-por unë nuk e shoh të pamundur këtë rikthim sepse kam pasur kohë të marrë frymë, e kam lënë mendjen të pushonjë dhe mund të kthehem me një mendje më të relaksuar e për t’u argëtuar,  dicka që në vitet e fundit ishte e vështirë për mua’.

Sfidanti.al