Rikthimi i Lionel Messit te pëfaqësëuesja argjentinase pas shumë muajsh nuk ishte aspak i lumtur, ishte krejtësisht e kundërta. Skuadra ‘albiceleste’ humbi ndaj Venezuelës 3-1 edhe pse Messi u përpoq që të bënte atë cfarë bën zakonisht te Barcelona. Por lajmi më i keq është dëmtimi i tij, që u konfirmua si nga Federata Argjentinase ashtu edhe klubi i Barcelonës.
Sulmuesi 31 vjecar u largua menjëherë nga grumbullimi i skuadrës argjentinase dhe nuk do të luajë ndeshjen në ndeshjen e radhës atë me Marokun në Tanzher në 26 mars.
Lionel Messi është shënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses argjentinase me 68 gola të shënuara në 129 ndeshje me ‘Seleccion’. Ai nuk luante me skuadrën e Argjentinës që pas eliminimit nga Franca në 1/8 e finaleve të Botërorit të Rusisë.
sfidanti.al