Murinjo ndjen mungesën e stolit, shpreson që të rikthehet në verë

Zhoze Murinjo dëshiron t’i rikthehet sa më shpejt rolit të trajnerit. Së fundmi emri i portugezit është përmendur në zërat e markatos pas shkarkimit të tij nga manchester United për mundësinë e kalimit të tij te Reali i madridit për një aventurë të dytë të Los Blancos përpara se madrilenët të vendosnin për rikthimin e Zinedin Zidan

Vetë Murinjo në një intervistë për beIN Sports pranoi se e ndjen mungesën e pankinave dhe se shpreson që të kthehet gjatë muajve  të verës

‘E kam të qartë në mendje se do të më pëlqente të kthehesha në stol gjatë verës, gjatë një faze të re parasezonale-tha Murinjo-e di shumë mirë se cfarë dua. është arsyeja pse refuzova 3-4 oferta punë. E di cfarë dua  dhe këtë e them jo për emrin e skuadrës, por për punën në vetvete dhe dimensionin e saj’.

Murinjo tashmë 56 vjecar theksoi se preferon më shumë të punojë me një klub sesa me një kombëtares. ‘Trajnerit  një skuadre kombëtare ka një rol shumë specifik, kurse mua më pëlqen puna e përditshme, futbolli i përditshëm, ndeshjet, kompeticioni. Por kushedi cfarë do të ndodhë?

sfidanti.al