Real Madrid thyen rekordin e tij; shpenzon 147 milionë Euro për Eden Hazard

Eden Hazard mund të konsiderohet blerja e parë e madhe e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm. Nga Londra vijnë informacione që flasin se cështja e transferimit të belgut në Madrid është e mbyllur tashnmë dhe klubi madrilen pranoi të derdhë në arkat e Celsit 130 milionë Paund ose 147 milionë Euro që përbën një rekord për Realin e Madridit përsa u përket blerjeve në merkaton e transferimeve. Vlen të theksohet se në këtë shifër janë përfshirë edhe bonuse të tjera, ndërkohë që Reali ka bërë gati edhe kontratën për vetë futbollistin

Bëhet fjalë për një kontratë 5 vjecare me një pagë prej 15 milionë Euro në sezon, shifër kjo më e lartë se ajo që ai përfitonte te Celsi që ishte 10.5 milionë Euro në sezon. Fantazisti belg prej kohësh kishte lënë të kuptohej se nuk dëshironte të vijonte karrierën e tij në Premier League duke e ditur se ishte në krye të listës së dëshirave të Zidan.

Bisedimet mes Realit të Madridit dhe Celsit për Hazard nisën që në janar me një ofertë prej 88 milionë Paund ose rreth 100 milionë Euro për t’u mbyllur pikërisht tani.

Ajo që mbetet të kuptohet tani është se cfarë domëthënie ka ky transferim i Hazard në aspektin teknik te Celsi që është i dënuar me bllokim të merkatos dhe e vetmja gjë që mund të bëjë është që të kthejë lojtarët që ka dhënë me huazim

sfidanti.al