Skandal në futbollin afrikan; arrestohet presidenti i Konfederatës së Kontinentit

Shpërthen sërish skandali në futbollin botëror. Presidenti i Konfederatës Afrikane të Futbollit dhe njëkohësisht zëvendëspresident i FIFA, Ahmad Ahmad është arrestuar dhe është marrë në pyetje nga autoritetet franceze të cilët kanë ngritur mbi të akuzën për korrupsion.

Është vetë Federata Ndërkombëtare e Futbollit që ka konfirmuar lajmin duke shtuar se nuk është në dijeni të këtyre hetimeve dhe nuk është në gjendje që të komentojë këtë ngjarje. Në të njëjtën kohë, qeveria e futbollit botëror iu kërkoi autoriteteve cdo informacion që mund të jetë i rëndësishëm për hetimet që do të bëhen edhe Komisioni i saj i Etikës.

FIFA e mbyll komunikatën e saj duke deklaruar se të gjithë janë të pafajshëm deri në momentin që vërtetohet e kundërta dhe se është plotësisht e impenjuar në eliminimin e cdo veprim të jashtëligjshëm.

sfidanti.al