Hyri në mes të finales së Champions; show i Kinsi Volanskit solli fitime financiare

Pushtimi i fushës së lojës nga Kinsi Volanskit në finalen e Ligës së Kampioneve pati pasoja financiare me një farë peshe. në radhë të parë, modelja regjistroi një rritje drastike të ndjekësve në rrjetin social Instagram teksa kaloi nga 300 mijë ndjekës në rreth 2.5 milionë.

Por ai që përfitoi më shumë ishte i fejuari i saj dhe website për të rritur që ai administron. Sipas Apex Group Marketing, kjo faqe arriti që të sigurojë 3.5 milionë Euro fitime pas shfaqjes së Kinsi Volanskit në fushën e lojës në Vanda Metropolitano, në kostum banje ku ishte shkruar edhe emri i kësaj faqeje interneti

sfidanti.al