Eriksen drejt Realit të Madridit? Inter ndërhyn në tratativat e spanjollëve

Kristian Eriksen ka bërë që të hapet një garë për të pas deklaratës së tij se dëshiron sfida të reja në karrierë. mesfushorit danez të Tottenhemit që është vënë edhe në shënjestrën e Realit të Madridit, në fakt nuk i mungojnë klubet kandidatë dhe së fundmi në këtë listë është shtuar edhe Interi. Me ardhjen e Antonio Kontes në stol, klubi zikaltër kërkon që të formojë një skuadër kompetitive për të rivalizuar me Juventusin që ka dominuar totalisht kampionatin italian në 8 sezonet e fundit.

Ishte e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ që ka folur për interesin e Interit për Eriksen për të përforcuar repartin e mesfushës që sipas Kontes është ai që ka më shumë nevojë për ndërhyrje. Trajneri nga Lece ka bërë të ditur se i duhen 3-4 mesfushorë dhe një prej tyre duket se është Eriksen. Interi, që ka qenë në kontakte direkte me agjentin e danezit Martin Shuts, është gati të ofrojë 70 milionë Euro për mesfushorin.

sfidanti.al