Ronaldo, mbyllet cështja për përdhunim? Aspak, ndryshohet vetëm Gjykata

Cështja e akuzave për përdhunim e Kristiano Ronaldos në të vërtetë nuk është aspak e mbyllur. Një ditë më parë, ‘Bloomberg’ të ditur se Kethrin Majorga, që në 2018 ngriti këto akuza ndaj yllit të Juventusit dhe Portugalisë, i tërhoqi me vullnet të plotë ato. Por sipas një prej avokatëve të Majorgës, Larisa Drohobicer, në të vërtetë bëhet fjalë për një tërheqje të akuzave nga gjykata e Las Vegasit, ndërkohë që u formalizua një akuzë e re në Gjykatën Federale

Cështja shpërtheu në muajt e kaluar kur ‘Der Spiegel’ publikoi disa dokumenta të siguruara nëpërmjet ‘Football Leaks’. Mes këtyre dokumentave gjendej dhe një akord i nënshkruar mes futbollistit dhe Majorgës që ajo të mos fliste për këtë ngjarje duke pranuar që t’i paguajë 375 mijë Dollarë.

Në versionin e Majorgës, që në vitin 2009 ishte 25 vjec, Kristiano Ronaldo e përdhunoi në një hotel në Las Vegas ndërkohë që ai ndodhej me pushime, një akuzë kjo të cilën Ronaldo e ka mohuar vazhdimisht.

sfidanti.al