Endi Ruiz përpara pak ditësh shkaktoi befasinë teksa mposhti kampionin e Botës në pesha të rënda në 4 kategori, Entoni Xhoshua dhe padyshim që do të ketë një ndeshje revanshi mes tyre. Boksieri kalifornian me origjinë meksikane ka vendosur që të bëjë akoma më rentabël titujt që i rrëmbeu Xhoshuasë, madje deklaroi se do të kërkojë 50 milionë Dollarë. Ruiz foli në një intervistë për Fight Hub TV për vendin e mbajtjes së duelit me përfaqësuesit e Xhoshuasë që kërkuan organizimin e tij në Britaninë e Madhe.
‘Në të vërtetë nuk ka shumë rëndësi se ku dhe kur do të kthehemi në ring-tha Ruiz-t’u shfaqim tifozëve atë që duan të shohin. Do të më pëlqente që sfida të bëhej atje(në Madison Sqaure Garden) ose në Losn Anxheles. Duhet të shoh kontratën, jam kampioni i botës, të shohim cfarë do të ndodhë. Do të më pëlqente që kjo ndeshje të bëhej në SHBA ose Meksikë, gjithcka varet nga bisedimet mes ekipeve. Nëse duan që unë të shkoj atje(Britaninë e Madhe), duhet të më paguajnë 50 milionë Dollarë’.
Ndërkaq, ajo që dihet me siguri është se dueli mes Endi Ruiz dhe Entoni Xhoshua do të mbahet në nëntor ose në dhjetor.
sfidanti.al