Rajola: As “djalli” nuk e mban dot Pogban në Mançester…

Pol Pogba ndodhet te dera e daljes së Mançester Junajtidit, thotë agjenti i tij Mino Rajola, që vë në dukje se të gjithë në klubin e “Old Traffordit” e dinë se ka ardhur koha që Pogba të largohet nga Junajtidi.

“Të gjithë e dinë se Poli është gati që të vazhdojë më tej gjetkë. Të gjithë në klub e dinë sesi ndjehet ai. Të gjithë në klub i dinë dëshirat e tij, që nga Ole deri te pronarët”, deklaroi Rajola.

Të interesuar për shërbimet e Pogbas janë Reali i Madridit dhe Juventusi, ndërkohë që i vetmi problem është çmimi i tij – mbi 150 milionë euro dhe Junajtidi nuk ka ndërmend që të bëjë asnjë lëshim sa i përket këtij çmimi.

Sfidanti.al