Ikardi më i mire se Xheko dhe Lukaku bashkë! Flet “zemra” e Interit

Tifozët e Interit e vlerësojnë shumë Masimo Moratin që, si njeriu nr.1 i këtij klubi italian, i solli këtij të fundit “tripletën” e famshme, kështu që ata i dëgjojnë me kujdes deklaratat e tij.

Ikardi ndodhet te dera e daljes e Interit, ndërkohë që klubi interist po zhvillon bisedime me Xhekon dhe Lukakun, gjë, për të cilën Morati bëri komentin e vet:

“Me të vërtetë jam kurioz që të shoh Interin e Kontes që ka kualitetin që ta kthejë ekipin në rrugët e vjetra të fitoreve. Xheko dhe Lukaku janë sulmues të mirë, i pari më inteligjent, kurse i dytë është i fortë fizikisht, por, sidoqoftë, Ikardi është më i mirë sesa ata të dy. Situata lidhur me të është delikate, por mua, megjithatë, nuk më intereson veprimtaria e tij në rrjetet sociale, sepse unë gjykoj vetëm mbi bazën e asaj që shoh në fushë. Nëse Ikardi rastësisht përfundon te Juventusi, ky i fundit do të ketë një super ekip dhe do të jetë përsëri favorit për Skudeton para Interit dhe Napolit, por, sidoqoftë, kam mendimin se Interi ka një mbrojtje fantastike, më të mirën në Serinë A”, deklaroi Morati.

Sfidanti.al