Sebajosin e donin te Milani, Poçetino e meson të zgjedhë Totenhemin

Mesfushori i Realit të Madridit, Dani Sebajos, ndodhet pranë shpërnguljes për te Totenhemi, bëjnë të ditur disa mediume spanjolle. Gazeta “AS” shkruan se meritën kryesore për transferimin e Sebajosit në Angli e ka trajneri i Totenhemit, Mauriusio Poçetino, që arriti ta bindte futbollistin spanjoll që ai të vijë në Londër.

Në fakt, Sebajosi nuk do që të largohet përfundimisht nga Reali, por pranon që të huazohet një vit në një klub, ku atij do t’i garantohet minutazh sa më i plotë loje dhe një i tillë duket se është Totenhemi.

Sidoqoftë, interesim për këtë mesfushor të talentuar 22-vjeçar kanë shprehur Sevilja dhe Milani.

Sfidanti.al