PSG hap “thesin” për Kolo Muani

Duke marrë parasysh boshllëkun “gjigand”, që mund të shkaktojë largimi i Kiljan Mbape, në sulmin e PSG, bordi i këtyre të fundit ka vendosur të hapë “thesin” këtë merkato vere e të transferojë disa lojtarë që mund të çojnë ekipin drejt titullit të Ligës së Kampionëve, aq shumë të kërkuar.

Për këtë arsye, “gjigandët” francezë dëshirojnë të transferojnë, “yllin” e “shqiponjave” të Eintrakt Frankfurt, Randal Kolo Muani, me kartonin e këtij të fundit që vlerësohet 100 milionë euro nga gjermanët. Megjithatë, pavarësisht kërkesave të bordit të Frankfurt, PSG ka vendosur në “pjatë” plot 90 milionë euro, shifër kjo e goxha e konsiderueshme.

sfidanti.al