I rikthyer tek Altetiko Madrid, pas një ekseperiencë jo shumë të mirë 6-mujore te Çelsi, ku arriti të shënojë vetëm 4 gola në 20 përballjet e regjistruar, “fantazisti” portugez, Zhoao Feliks ka marrë pjeë në stërvitjen e sotme nën drejtimin e teknikut Diego Simeone, por jo në të gjithë seancën.
Portugezi ka qëndruar jashtë ndeshjes 10 me 10, të zhvilluar fund të seancës stërvitore, teksa tashmë duket qartazi se Feliks nuk është më në planet e teknikut Simeone, për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, “fantazisti” është duke menduar largimin nga “los kolçoneros”, teksa deri më tani ka refuzuar oferta nga Aston Vila e Totenham dhe asnjë klub tjetër nuk është interesuar për shërbimet e “luzitanit”
sfidanti.al