Një ekip që del kampion dhe largon trajnerin, si[ ndodhi me Pafrtizanin, është si një specie në zhdukje në futbollin e sotëm. Pra, një lajm i keq, por një zot e di, se si qaset edhe si një ..lajm i mirë! Kur e pyetën trajnerin e Bate Borisov, Kirillin për njohjen me Partizanin, paska formuluar këtë frazë: “ Ne kemi analizuar Partizanin me trajnerin që ishte,Kolelan, jo me trajnerin e ri dhe për këtë arsye është e vështirë të japësh një mendim..”
Dhe shkarkimi i trajnerit Kolela, nuk është “privilegji” i vetëm i Partizanit sot në mbrëmje kur të ndeshet për Champions me Bate Borisovin. Kemi dëgjuar shpesh një “muzikë vere” , madje ka qënë si një “samer fest” se Bate Borisov nuk ka më peshën e viteve të fundit. Madje fati i Partizanit nuk ndalet me kaq, pasi Bate Borisov nuk do ta luajë ndeshjen e kthimit në fushën e vet, por në një fushë asnjanëse. Do të ishim edhe më fatlum, sikur bjellorusët të kishin pranuar propozimin tonë për t’i bërë të dyja ndeshjet në Tiranë…
Sido që të jenë fjalët para ndeshjes, Partizani është i “dënuar moralisht” për të bërë një ndeshje, e cila të ndryshoi gravitetin e ngjarjeve. Një ndeshje nga ato që godasin kujtesën, ku as nuk ia vlen më të pickosh faktin se si hoqi trajnerin kampion apo si i bëri magji të zezë Tiranes per titullin…
Sfidanti.al