Kapiteni i Çelsit, Xhon Teri, do të mungojë një ndeshje, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit. Mbrojtësi i bluve u përjashtua në takimin e fituar 4-1 ndaj Peterborou për Kupë, pas ndërhyrjes ndaj Li Angol. Futbollisti, por edhe trajneri Antonio Konte shprehën pakënaqësi për vendimin e gjyqtarit dhe e apeluan vendimin.
Megjithatë, Federata Angleze e Futbollit e ka hedhur poshtë, duke bërë të ditur se vendimi i gjyqtarit ishte korrekt. Në këtë mënyrë, qendërmbrojtësi do të mungojë në transfertën me kampionët e Leiçesterit.