Diktatorët më të mëdhenj të botës kanë pasur favoritët e tyre si në sport, në përgjithësi, ashtu edhe në futboll. Secili nga diktatorët ka pasur, dikur, një ekip të preferuar. Për disa liderë dihet se për cilin klub kanë bërë tifozllëk, kurse ka edhe nga ata liderë që nuk kanë dashur të bëjnë publik faktin se me kë kanë qenë tifoz. Përgjegjes për vdekjen e shumë shpirtrave, është e qartë se futbolli, megjithatë, nuk ka qenë “puna e dytë më e rëndësishme në botë” e tyre… Më poshtë, po ju sjellim listën përkatëse:
Adolf Hitler: Deri sa Hitleri qëndroi në pushtet, Shalke doli gjashtë herë kampione e Gjermanisë, gjatë viteve 1934-1942. Thuhet se Hitleri i ndiqte ndeshjet e këtij ekipi, me të cilin ai ishte tifoz, dhe e ndihmonte atë, “kur kishte mundësi!”
Muamar Kadafi: Thuhet se Kadafi ka qenë tifoz i Lverpulit dhe se, në zyrën e tij, kur atë e dëbuan nga pushteti, është gjetur një filxhan ne logon e këtij klubi anglez. Në fakt, nuk ka prova konkrete se ai ka qenë tifoz me “të kuqtë”, por miqtë e tij e konfirmojnë këtë.
Benito Musolini: Bolonja lulëzoi, kur Musolini ishte në pushtet, pasi ky klub fitoi katër tituj. Kur administrata fashiste lokale falimentoi, për Bolonjën filluan ditët e zeza.
Nikolae Çaushesku: Ai ka qenë një diktator i vërtetë edhe për Steauan e Bukureshtit, duke ia ndaluar këtij klubi transferimin e lojtarëve dhe duke e ndihmuar këtë ekip, dikur gjigant, rumun që të fitonte gjashtë tituj kampioni dhe Kupën e Kupave të Evropës. Ky klub ka pasur një traditë të shquar dhe ka fituar një numër të madh trofesh, por kushedi se çfarë do të ndodhte, nëse ai nuk do të kishte mbështetjen e Çausheskut.
Kim Jong-Yn: Pak kohë më parë, ai ka deklaruar se do të bënte në Korenë e Veriut një lojtar më të talentuar sesa Lionel Mesi dhe ky është një shembull konkret se edhe diktatorët e ndjekin futbollin. Kimi, sikurse thuhet, adhuron Premier Ligën angleze dhe Mançester Junajidin gjë që ai e zbuloi para dy vitesh. Lojtari më i dashur për të është Uejn Runi dhe në foto Kim ka pozuar duke imituar gjestin e sulmuesit kur shënon gol..
Fidel Kastro: Ndërkohë që Kimi është tifoz i Junajtidit, udhëheqësi, tanimë i ndjerë, i Kubës, Fidel Kastro, thuhet se, më 1970, ka qenë tifoz i Arsenalit. Madje, ai doli në publik me bluzën e Arsenalit.
Josif Stalin: Stalini ka qenë një dashamirës i madh i futbollit dhe klubi i tij beniamin ka qenë klubi i ushtrisë, CSKA e Moskës. Pas humbjes nga Jugosllavia në Lojrat Olimpike të vitit 1952, Stalini i internoi të gjithë lojtarët, duke treguar kështu pakënaqësinë e tij nga rezultatet e arritura nga ana e ekipit përfaqësues sovjetik.