Xhentëllmeni Injesta, i kërkon falje Realit në emër të Barcelonës

Lojtarët e Barcelonës munguan në mbrëmjen gala të organizuar nga FIFA, për zgjedhjen e më të mirëve për vitin 2016. Andres Injesta u zgjodh në formacionin e më të mirëve për vitin e shkuar, ndërkohë që mesfushori spjegon edhe arsyet e mungesës në eventin e organizuar nga qeveria e futbollit. “Unë dua ta falënderoj shumë FIFA-n për çmimet që ka dhënë për kolegët dhe mua. Është një krenari dhe kërkoj falje për mospjesmarrjen në mbrëmjen gala, por kemi një ndeshje vendimtare për sezonin, në Kupën e Mbretit”.

“Ishte një vendim kolegjal mes lojtarëve, trajnerëve dhe klubit. Ne e kemi prioritet Kupën e Mbretit dhe na duhet të përmbysim disavantazhin në ndeshjen e kthimit kundër Atletik Bilbao”. Sipas gazetës “Marca”, kapiteni i skuadrës katalanase i ka kontaktuar personalisht lojtarët Real Madridit, duke u kërkuar falje për mungesën e tij në mbrëmjen e Zyrihut.