Dy klubet nga qyteti i Mançesterit, Junaited dhe Siti, janë të interesuara për të nënshkruar me dyshen e Totenhemit, Kil Uoker dhe Deni Ros, gjë që është konfirmuar edhe nga tobloidi i njohur britanik, “The Sun”. Jose Mourinho është i gatshëm të shpenzojë 60 milionë paud për të siguruar shërbimet e dy mbrojtësve të kombëtares angleze, por ajo që e vështirëson operacionin e merkatos është, se të dy futbollistët kanë nënshkruar kontrata të reja dhe afatgjata me klubin londinez.
Përveç “Djajve të Kuq”, interesim mjaft të madh për futbollistët ka shprehur edhe trajneri i rivalëve të përjetshëm, Pep Guardiola. Sidoqoftë, një largim i lojtarëve nga Totenhemi duket pak i mundshëm, porn ë merkato asnjëherë nuk ka gjëra të prashikueshme, aq më shumë kur në garë janë dy skuadra me buxhete të frikshme.