Luis Enrike përgënjeshtron: Nuk ka shanse që Rakitiçi të largohet

Ivan Rakitiç nuk u përfshi në lojë në ndeshjen me Vilarealin dhe, duke qenë se nuk diheshin arsyet e vërteta të mungesës së tij, u përhapën spekulimet për largimin e tij eventual nga Kamp Nou. Që të nesërmen e kësaj ndeshjeje, u publikuan informacione se është shumë i afërt transferimi i tij në drejtim të Mançester Sitit, por trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, i hodhi poshtë zërat, duke theksuar se Ivani do të vazhdojë që të luajë me këtë ekip.

“Unë vendos se kush do të luajë dhe kush jo, pasi kjo është puna ime. Nuk ka asnjë shans që Rakitiçi të transferohet gjetkë dhe mua nuk bëhet shumë vonë se çfarë shkruajnë mediumet në Spanjë, Angli ose Kroaci. Mos u besoni mediumeve”, vuri në dukje Enrike. Edhe nënpresidenti i Barcelonës, Zhordi Mestere, gjithashtu, i hodhi poshtë lajmet për largimin e Rakitiçit, duke zbuluar se po zhvillohen bisedime për një kontratë të re. “Ne po bisedojmë për një kontratë të re. Rakitiçi na pëlqen shumë neve, edhe si lojtar dhe edhe si njeri. Ai ka kontratë me neve dhe dhe ne duam që ai të vazhdojë të qëndrojë me neve”, deklaroi ai.

Sfidanti.al