Në Angli kanë një shprehje për arbitrat: “ Janë shumë të rëndësishëm kur gjykojnë një ndeshje futbolli dhe pak të rëndësishëm për të ndikuar në rezultat”. Kjo filozofi i përket atdheut të lojës, atje ku arbitrat ndryshojnë thelbësisht nga raca e tyre në Europë,prandaj edhe konsiderohen artizanët e lojës së fortë, që shkon me kurajë dhe intuitë në limitet e përplasjeve fizike. Midis 7 mrekullive të Premier Ligës, bilbili që dëgjohet më pak se zhurma e shkelmit, konsiderohet një tabu e trashëguar ndër breza. Të mësosh nga Anglia dhe lektorët e saj është një privilegj për të gjithë arbitrat europianë dhe një dhuratë e çmuar për arbitrat tanë, që vitet e fundit kanë marrë sistematikisht leksione angleze, edhe pse në fushë vazhdojnë të gabojnë…shqip.
Quhet Devid Ellery, i dërguari i UEFA-s në Tiranë, i cili po bën seminar me arbitrat dhe nuk është gjë tjetër ..veç anglez. Ndoshta nuk është aq i njohur sa Ueb dhe Benet, por Devid është lektori për të interpretuar ndryshimet e rregullores së lojës. Një lojë që duhet të ishte më shumë angleze, nëse në një ekran të madh do të guxonim t’i ofronim mikut tonë bëmat që kanë ndodhur në fushë, nga ato që i kanë papraprirë “sterilizimit” të rregullores. Por, siç duket, në praktikën e lektorëve të UEFA-s, meraku më i madh është teoria në klasë, ajo ku të gjithë nxënësit tundin kokën me bindje, kurse në praktikë, pra në fushë, atje ku nuk i njeh më nxënësit, ndofta edhe për shkak të ligjit të pashkruar se rregullat bëhen sipas ..kuvendit.
Sfidanti.al