Mançesteri dhe Hoze Murinjo nuk kanë limite në merkato, madje trajneri portugez e ka treguar në më shumë se një rast, që për të transferuar futbollistët që dëshiron mund të bëj edhe çmendurira. Raportohet se “Djajtë e Kuq” janë duke përgatitur një megaofertë për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.
Trajneri Murinjo prej kohësh kërkon me këmbëngulje një mbrojtës dhe thuhet se është I gatshëm të paguajë më shumë se 50 milionë euro, për të sjellë në “Old Traford” mbrojtësin grek. Ndërkohë, Manolas ka kontratë me klubin kryeqytetas, deri në vitin 2019.
Sfidanti.al