Sipas tabloidit prestigjoz The Sun, ndeshjet e futbollit në Britaninë e Madhe mund të anulohen këtë fundjavë, për shkak të motit të keq që pritet të godasë vendin. Raportohet se të paktën 33 persona kanë humbur jetën në Itali, Poloni, Greqi dhe shtetet Balltike, për shkak se temperaturat u ulën deri në -30 gradë dhe i njëjti mot pritet të godasë edhe Britaninë.
Megjithëse nuk pritet që temperaturat të jenë aq të ulta, por parashikohet që në disa pjesë të vendit temperaturat të zbresin deri në -10 gradë. Pra atë që nuk e bënë Krishtlindjet dhe festa tradicionale e fundvitit, pra ndërprerjen e futbollit, më në fund mund ta bëj moti.
Sfidanti.al