Interi mbetet në sulm, merr borxh Galiardinin nga Atalanta

Megjithëse është aktivizuar me Atalantën për ndeshjen e fundit, Roberto Galiardini duket se do të jetë pjesë e Interit për pjesën e mbetur të sezonit. Sky Sport Italia raporton se përfaqësues të të dyja palëve janë takuar për tëi finalizuar detajet. Transferimi do të ndodhë në formë huazimi për 2 milionë euro, me opsionin e blerjes për 20 milionë të tjera dhe duke ia shtuar edhe bonuset, shuma totale e transferimit arrin në 25 milionë euro.

Lojtari tashmë është njoftuar për marrëveshjen dhe ai pritet të udhëtojë sot drejt Milanos, ku do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ndërkohë që saktësohet, se megjithëse Atalanta do të luajë kundër Juventusit në Kupë, mesfushori mund të largohet nga seancat stërvitore në çdo moment.

Sfidanti.al