Përralla e Bramëll, e pushojnë nga puna në fabrikë, firmos për Arsenalin

Udhëtimi i Kohen Bramëll, nga një futbollist amator deri te nënshkrimi i kontratës me një prej superfuqive të Premier League është një histori përrallash. Arsenal ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin anësor nëpërmjet faqes zyrtare të ekipit, ndërsa futbollisti do të luajë për ekipin e dytë në muajt e pare, për arsye ambientimi. Bramëll, i cili do të fitojë rreth 4 mijë euro në javë, mësoi për këtë lëvizje vetëm disa ditë pasi u quajt i tepërt te fabrika e Bentli Motors, ku paguhej vetëm 500 euro në javë.

Në fillim ai kujtoi se interesimi i Arsenal ishte një shaka, por tani ka pozuar për herë të parë me fanellën tradicionale të kuqe. Ish-mbrojtësi i Hednesford Taun, duke folur si lojtar i Arsenal, thotë për transferimin e tij: “Është e pabesueshme. Nuk më besohet që ndodhem këtu. Kishte edhe ekipe të tjerë që po interesoheshin, por kur Arsenal më telefonoi ishte një ofertë e parefuzueshme. Bramëll kishte edhe mundësinë të takonte trajnerin Arsen Venger dhe u stërvit në një fushë me yjet e ekipit, si Sançez, Ozil e Zhirud.

Sfidanti.al