Mbas pensionimit të afërt të Arsen Vengerit, ekipin e Arsenalit, sikurse thuhetpergjithësisht, do ta marrë përsipër Mikel Arteta, ish-futbollist i “topçinjve”, ndërsa tani pjesëtar i stafit të specialistëve te Mançester Siti. Pep Guardiola, shkruan media angleze, nuk do ta pengojë kësaj here Artetën, sikurse ka bërë në ndonjë rast të mëparshëm, por, megjithatë, tifozët e Arsenalit nuk janë aspak të kënaqur me vendimin e shefave të këtij klubi londinez që të sjellin në krye të klubit të tyre të dashur një emër pothuajse anonim.
Pretendohet se lojtarëve tani u është bërë e ditur se Arteta do të jetë trajneri i ri i Arsenalit, vetëm në rast se ndodh ndonjë gjë e pazakontë, psh., nëse Masimo Alegri largohet nga Juventusi dhe pranon të marrë timonin e “topçinjve”.
Sfidanti.al