Ramos: Mund ta tregojmë sërish se jemi “mbretërit” e Evropës

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, thotë se triumfi për herë të tretë në Champions nuk është aspak ëndërr, por një realitet mjaft i mundur. “Ne mund të tregojmë edhe një herë tjetër se jemi ‘mbretërit’ e Evropës. Puna e mundimshme, këmbëngulja dhe sakrificat na sollën neve deri te finalja e re”, deklaroi Ramosi gjatë një evenimenti, të organizuar për nder të tifozëve të Realit, të cilëve iu dha mundësia që të takohen me yjet e tyre dhe t’u bëjnë atyre pyetje.

Mesfushori i Realit,Luka Modriç, nga ana tjetër, vuri në dukje: “Liverpuli, në fakt, në fillim, nuk ishte midis favoritëve, por ai e meritoi që të luajë në finale, ai ka një ekip e trajner të mirë dhe ndeshja do të jetë, me të vërtetë, e fortë”.

Ndeshja finale e Champions-it, sikurse dihet, do të zhvillohet në Kiev, më 26 maj.

Sfidanti.al