Tifozët e Liverpulit që nuk do të kenë mundësitë udhëtojnë në Kiev që të shohin ndeshjen finale të Champions-it mes ekipit të tyre dhe Realit të Madridit, do të mund ta ndjekin atë“live” në stadium në një atmosferë të vërtetë sportive. Të dy ekipet finalistë të Champions-it kanë në dispozicion një numër të caktuar biletash për tifozët e vet, por ato vetkuptohet se nuk do të mund t’i kënaqin aspak të gjithë tifozët e Liverpulit dhe të Realit.
Për këtë arsye, shefat e klubit të “të kuqve” vendosën që ta transmetojnë “live” ndeshjen finale në “Enfild” dhe, për këtë qëllim, kanë nxjerrë në shitje 15 000 bileta për në tribunat e stadiumit, para të cilave do të ngrihet një ekran i madh LED.
Sfidanti.al