Milani dhe PSZH-ja – gati për një “rokadë” të madhe

Portieri i ri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, ka shumë mundësi që, këtë verë, të largohet nga “San Siro” dhe klubi kandidatmë serioz që ta marrë atë,është PSZH-ja franceze. Donaruma, në fakt, që verën e kaluar i prishi marrëdhëniet me tifozët “kuqezi” që ndeshjen e fundit ndaj Atalantës refuzuan që ta merrnin bkuzën e tij. Kështu, “kuqezinjtë” milanezë janë gati që ta sheshin këtë portier 19-vjeçar, por, sidoqofë, duan për të 60-70 milionë euro.

Më shumë interesim për Donarumën ka treguar PSZH-ja dhe, tanimë, sikurse thuhet, kanë filluar bisedimet mes këtij klubi francez dhe agjentit të portierit, Mino Rajola, ndërkohë që Milani do të përpiqet që ta shfrytëzojë situatën e krijuar dhe, si shkëmbim, të sigurojë shërbimet e sulmuesit uruguaian, Kavani. Milani është vënë në kërkim të një golashënuesi efikas, duke qenë se Kaliniçi dhe Andre Silva dolën “fiasko”.

Nga ana tjetër, Kavani ka rënë në hijën e Nejmarit në PSZH dhe është gati që të kthehet në Itali. Media italiane shkruan se, tanimë, kanë filluar bisedimet përkatëse dhe se ka shanse që të realizohet “rokada” e mësipërme.

Sfidanti.al