Tottenham ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. Në xhiron e 19’të, djelmoshat e Mauricio Pochettino mposhtën 4:1 si mysafirë Watfordin. Golat i shënuan dy Harry Kane dhe dy të tjera nga Dele Alli. Per vendasit shenoi Younes Kaboul.
Pas kësaj fitore, Tottenham është ngjitur në pozitën e tretë me 39 pikë, duke lënë prapa Manchester Cityn, që humbi 1:0 nga Liverpooli.