Trajneri Antonio Konte ka të drejtë që të jetë i shqetësuar. Skuadra e tij mezi po e merrte veten dhe po mëkëmbëj duke iu afruar zonës Champions në Premier Ligë, kur ja tani i del përballë një kundërshtar i papritur, dhe ndaj të cilit nuk lufton dot. Një epidemic koronavirusi ka goditur Totenhemin duke infektuar disa lojtarë e disa pjesëtarë të stafit teknik, një pengesë e madhe për vazhdimësinë, aq më tepër që afron periudha e ngarkuar e Krishtlindjeve. Do të ketë sërish teste të shpejta molekulare për të përcaktuar me saktësi gjendjen, ndërsa nuk jepen emra të lojtarëve të sëmurë. Të enjten, Spërsat kanë ndeshjen vendimtare në Ligën e Europës ndaj Renës së Francës që duhet fituar dhe kjo situatë padyshim që do të pengojë.
Sfidanti.al