Milan-Liverpul mes kujtimeve të Stambollit dhe të sfidës në “Anfild”

Hernan Krespo dhe Vladimir Smiçer flasin për atë që ndodhi në 2005, ndërsa sot do të jenë përpara televizorit për të ndjekur një tjetër Milan-Liverpul. Ish-sulmuesi argjentinas dhe ish-mesfushori çek ishin në “barrikada” të ndryshme në finalen e Championsit në Stamboll, ku shënuan gola. Fitoi Liverpuli me penallti dhe përmbysjen më të madhe në histori, dhe Smiçeri ia jep meritën Benitezit, por sot shpreson të kualifikohet Milani. Krespo nuk e ka harruar kurrë disfatën, dhe sërish beson tek një mbrëmje e madhe kuqezi. E tillë pritet ndeshja e sotme në Champions në “San Siro”, që është vendimtare për Milanin. Klop bën ndryshime në ekip, duke ulur në stol Salahun e duke aktivizuar Origin. “Doktorët e mi do të më kishin vrarë po të bëja ndryshe”, – thotë ai. Pioli këmbëngul me sulmin Ibrahimoviç-Mesias. “Ndeshja në “Anfild” na mësoi shumë gjëra, – thotë milanezi, – do të duhet fantazi, duhet të jemi të paparashikueshëm për të mundur Liverpulin”.

Sfidanti.al