Në 16 vjet, ka qenë disa herë përballë të kuqve, dhe nuk është se i ka ecur. Zllatan Ibrahimoviç nuk ka fituar kurrë kur ka luajtur ndaj Liverpulit, ndërsa ka arritur të shënojë vetëm një gol. Edhe pse ka gati 500 gola për klubet në 800 ndeshje, në 6 përballje me “redsat”, Ibra ka shënuar 1 gol, shumë pak në 530 minuta. Fillimi ka qenë në një çerekfinale Championsi në 2005 mes Liverpulit e Juventusit, ndërsa ka qenë edhe 5 herë në Premier Ligë. Gjithsesi, 40-vjeçari ka shansin këtë herë nën dritat e “San Siros”, ndërsa Milani ka nevojë për golat e tij që të fitojë dhe të ketë shpresë për kualifikim në Champions.
Sfidanti.al