A do ta thyejë Interi mallkimin 54-vjeçar në “Santiago Bernabeu”?!

Do të luajë në një stadium të madh, dhe ndaj skuadrës më të famshme të botës. Interi i Milanos ka një detyrë shumë të vështirë përpara vetes, edhe pse është i kualifikuar në Champions, sepse përballja e sotme në Madrid është për të fituar respektin e Europës. Zikaltërit kanë 54 vjet që nuk fitojnë në “Santiago Bernabeu”, që kur Interi i Madh i Helenio Herrerës fitonte 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Kampionëve në 1967, për të humbur pastaj finalen ndaj Sëlltikut. Në 8 ndeshje, italianët kanë vetëm një fitore, ndonëse skuadra e sotme e Simone Inzagit duket në formë, dhe ka 11 sfida radhazi pa humbje. Nëse ia del, ekipi nga Lombardia do të zinte edhe vendin e parë në grup, që mund ta ndihmonte në shortin për turin e dytë.

Sfidanti.al