Totenhem, skandal për White Hart Lane e ri; alkool e drogë mes punëtorëve

Nuk kanë të përfunduar telashet për Totenhemin në këtë sezon. këtë radhë gjithcka lidhet me stadiumin e ri të Hotspurs, punimet e të cilit duket se kanë mbetur prapa dhe zyrtarisht arsyeja ka të bëjë me sigurinë. Por kohët e fundit në Angli janë përhapur lajme që janë vërtet shqetësuese edhe pse në plan të parë duket si shaka; mes punëtorëve ka pije alkoolike dhe lëndë narkotike.

Sipas asaj që publikohet nga ‘Construction News’ e cila citon një burim anonim sipas të cilit, shumë punëtorë janë përfshirë në skandalin e konsumimit të pijeve alkolikeve dhe drogës si dhe në akte të dhunshme. Ky burim ka folur për persona që kanë humbur logjikën që pijnë që në mëngjes për të shkuar më pas në banjo e për të konsumuar kokainë.

Reagimi nga ana e grupit ‘Mace’ që ka marrë përsipër rinvovimin e stadiumit të ri të tottenhamit ka reaguar dhe nëpërmjet një prej zëdhënësve ka theksuar se të gjitha lajmet e publikuara për konsumim alkoli dhe droge nga punëtorët do të merren seriozisht në konsideratë. Më pas konfirmoi se të gjithë punonjësit e saj i nënshtrohen testeve psikofizike për të garantuar respektimin e rregullave, ndërkohë që largoi këto akuza, të paktën deri në momentin që do të vërtetohet e kundërta, pasi i japin një imazh shumë negativ këtij grupi.

Problemi i stadiumit i shtohet rezultateve sportive të Totenhemit  që nuk po jeton një moment të mirë dhe tani trajneri Pochettino rrezikon shkarkimin. Humbja në Ligën e Kampioneve me Interin ishte e treta radhazi për skuadrën londineze pas atyre me Uatfordin e Liverpulin me argjentinasin që regjistrion startin më të dobët të sezonit që nga momenti që mori drejtimin e Totenhemit

sfidanti.al