Oskar Tabarez nuk dorëzohet; trajner i Uruguajit edhe 4 vjet

Oskar Tabarez nuk dorëzohet përballë sëmundjes që e ka mbërthyer. në moshën 71 vjecare, ai ka vendosur që të qëndrojë në pankinën e përfaqësueses uruguajane duke rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit edhe për 4 vjet të tjerë. Është vetë qeveria e futbollit të vendit amerikanolatin që e zyrtarizoi lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Imazhet me paterica të Tabarez gjatë Botërorit të Rusisë, prekën pjesën më të madhe të tifozëve. në fakt Taberez është i prekur nga sindroma Guillain-Barrè që kufizon lëvizjet. Por trajneri 71 vjecar nuk është dorëzuar dhe Uruguaji i tij bëri një figurë të mirë edhe gjatë Botërorit rus ku vetëm Franca, që më pas u shpall edhe kampione e botës, diti ta ndalë.

Kanë kaluar shumë vite që nga Kupa Libertadores e fituar me Penjaroli, nga sukseset me Bokan apo edhe përiudha zhgënjyuese me Milanin, por Tabarez nuk ka ndryshuar aspak duke qëndruar  një zotëri i pankinave.

sfidanti.al