Zgjerohet familja Bonuçi; futbollisti do bëhet baba për të tretën herë

Familja Bonuçi në harkun e disa muajve do të zgjerohet. Mbrojtësi i Juventusit dhe përfaqëseses italiane do të bëhet baba për të tretën herë pas dy djemve Lorenzo e Mateo. Leonardo Bonuçi vendosi ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin e shtatzënisë së bashkëshortes së tij Martina duke publikuar foton e ekografisë së fëmijës së shoqëruar nga një mesazh i këndshëm:

‘Dhe tani vjen Ti.  Amalgama perfekte mes stuhisë dhe qetësisë. Vija e ndarjes mes arsyes dhe ndjenjës. Vjen në momentin e duhur  duke sjellë durim, duke respektuar kohët që zemra nuk i paraprin dot’,  dhe më pas vjen hashtagu #littleMiscoming(Nje M e vogël po vjen në jetë) që lë të kuptohet se fëmija i tretë i Bonuçit do të jetë një vajzë’.

sfidanti.al