Juventus, Dagllas Costa, 3-4 javë jashtë fushave

Pas Sami Kedirës, Juventusi humbet edhe shërbimin e Dagllas Kostës për arsye fizike. Mbrojtësi brazilian që  ashtu si shoku i tij i skuadrës u dëmtua në ndeshjen me Valencian në Ligën e Kampioneve ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe në kofshën e djathtë që pritet ta mbajnë të paktën për 3-4 javë jashtë fushave të lojës.

Gjithsesi, për brazilianin, mungesa e Dagllas Kostës është e sigurt për 4 javët e ardhshme të kampionatit duke qenë se ai është i skualifikuar për atë cfarë ndodhi me sulmuesin e Sasuolos, Di Françesko. Ai do të kthehet në dispozicion të skuadrës vetëm pas pushimit të radhës së kombëtareve të muajit tetor kur do të mungojë në sfidën e Ligës së Kampioneve kundër Jang Bojs. Mendohet se Dagllas Kosta do të jetë gati për ndeshjen e 23 tetorit që skuadra e Murinjos do të luajë ndaj mançester Junajtid të Zhoze Murinjos.

sfidanti.al