Kaj Mani Marli, ndez tifozët e Ajaksit me këngët e të atit

Atmosfera në ‘Johan Cruyff Stadium’ këtë mesjavë me rastin e ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Ajaksit dhe AEK e mbyllur 3-0 për holandezët u ndez jashtë mase. Kaj Mani Marlej, djali i legjendës së muzikës rege, Bob Marlej u shfaq përballë tifozëve  të pranishëm dhe filloin të interpretojë një prej këngëve të babait të tij. Bëhet fjalë për ‘Three Little Birds’, një këngë kjo që duket se është një motiv muzikor që përfaqëson një prej koreve të ‘Harkëtarëve’.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Ajaksit të shkojnë në delir dhe t’i bashkohen Kaj mani Marlejit në spektaklin e tij që iu bashkangjit atij futbollistik që dhuroi skuadra e Ajaksit në fushën e lojës në këtë përballje me grekët e AEKut të Athinës.

sfidanti.al