Përkrahësit e “gjelave” të Londrës e patën rastin në prag të ndeshjes së Premier Ligës që Totenhemi luajti në fushën e vet ndaj Sauthemptonit. Mjaft tifozë të Spërsave u mblodhën para stadiumit me thirrje dhe pankarta kundër pronarit të klubit, Daniel Levi, njërit prej 12 themeluesve të Superligës së dështuar (për momentin) Europiane. “Duam të na kthehet Totenhemi ynë”, thërrisnin ata, dhe po ashtu shkruhej në pankarta, siç shkruhek edhe “Ne i thamë Jo Superligës”, “Fitimin para lavdisë” dhe “Enik jashtë”. Tifozët e Liverpulit ndërkaq e shprehën kundërshtimin e tyre të hënën para ndeshjes në fushën e Lidsit, por e vazhduan edhe më pas. Ata nuk u prekën aspak nga kërkesa publike e faljes nga ana e presidentit Xhon Henri (me zë dhe me figurë), por grupi i tifozëve me emrin e Bill Shenklit, deklaroi se “falja ishte shumë e vogël dhe erdhi shumë vonë”.
Sfidanti.al