“Supermilioneri” De Gea, por a vlen ai sa Shmajkel e Van der Sari?!

David De Gea do të bëhet portieri më i paguar në historinë e Premier Ligës, padyshim edhe në atë të Mançester Junajtidit. Klubi po përfundon detajet e rinovimit të kontratës së spanjollit, i cili pritet të fitojë 200 000 paund stërlina në javë, sipas mënyrës sesi llogariten rrogat në ishull.

Pas këtij lajmi, menjëherë mediat angleze nisën krahasimet për të nxjerrë përfundimin: A është De Gea portieri më i mirë në historinë e Junajtidit? Përgjigja është e vështirë për t’u dhënë, pasi përpara tij kanë qenë dy gjigandë, Peter Shmajkel dhe Edvin Van Der Sar. Të dy, personalitete të mëdhenj (sidomos danezi), të dy të stërtalentuar dhe që fituan shumë trofe. Ndoshta, spanjolli do të duhet të fitojë edhe ai, që të mund të krahasohet me ta.

Sfidanti.al