Ishte parashikuar se do t’ia dilte kësaj, pavarësisht se me cilën skuadër do të luante sezonin e ardhshëm. Lebron Xhejms u bë i pari basketbollist në histori që arriti në shifrën e 1 miliardë dollarëve të fituar në karrierë. Asnjëri nga yjet e së kaluarës, Mexhik Xhonson, Majkëll Xhordan apo Kobi Brajant nuk ia kishte dalë, edhe pse mund të jetë e kuptueshme, pasi sporti dhe biznesi nuk kanë qenë kurrë kaq të lidhur sa sot.
Pra, Lebroni ka arritur në 1 miliardë USD të fituara në karrierë, ndërsa është 33 vjeç dhe vazhdon të luajë. Plot 65 për qind e këtyre parave nuk kanë ardhur nga kontratat me Klivlendin, Majemin dhe LA Lejkërsat, por nga sponsorizimet (endorsements). Gjithsesi, Xhejmsi dëshiron më shumë titujt sesa paratë, sot për sot. Bill Rasëll apo Majkëll Xhordan kanë më shumë tituj kampion sesa ai.
Sfidanti.al