“Litari po mblidhet” dhe në “Etihad” e dinë këtë gjë. Pep Guardiola i ka nxitur punëdhënësit e tij se me një sulmues si Harri Kejni mund “të kapet qielli me dorë” ndaj nuk duhet të ketë as vonesë dhe as kursime. Me aq sa janë mundësitë e një klubi tepër të fuqishëm si Mançester Siti, tekniku katalanas kërkohet të merret ylli i Anglisë, dhe lajmet janë që për Totenhemin është bërë oferta e parë, “të paktën 100 milionë paundë stërlina”. Kjo do të thotë të paktën 115 milionë euro, por ndoshta edhe më shumë se 120 milionë euro. Gjithsesi, nuk pritet që të ketë një “PO” kaq shpejt dhe për këtë shumë, dhe Guardiola e di mirë këtë gjë. Totenhemi e vlerëson sulmuesin 27-vjeçar me 150 milionë paundë stërlina si karton, që do të thotë rreth 175 milionë euro. Nuk dihet nëse Siti do të jetë dakord për të paguar kaq shumë, por do të jetë e vështirë të mos krijohet konkurrencë, pasi njoftimet janë që Paris SG është gati të hyjë në lojë, madje t’i paguajë këto para.
Sfidanti.al