Pep Guardiola ose është vërtet i dëshpëruar, ose bën sikur është. Trajneri i Mançester Sitit ka deklaruar se as klubi i tij, tepër i lavdëruar si “minierë parash”, nuk mundet të arrijë në nivelet që kërkohen për të marrë superyjet. “Harri Kejn dhe Erling Haland kushtojnë shumë, – thotë ai, – as Mançester Siti nuk është i imunizuar nga kriza e kohëve të fundit, dhe nuk mund të bëjë shpenzime kaq të mëdha”. Mësohet se Siti ka bërë një ofertë prej 100 milionë paundësh stërlina për Harri Kejnin, por presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, e ka refuzuar. Spërsat kërkojnë të paktën 150 milionë paundë stërlina, por duket se as Siti nuk mund të arrijë deri atje. Me gjasë, kapiteni i Anglisë do të vazhdojë tek londinezët të paktën edhe një vit, ndërsa ka kontratë deri në 2024.
Sfidanti.al