Dhuratat e Bajernit për Nagelsmanin? Gorecka dhe Koman!

Pavarësisht 150 milionë eurove humbje, sërish “dielli nuk perëndon” për klubin bavarez. Kampionët e Gjermanisë dhe ish-kampionët e Europës duan t’i bëjnë dy dhurata trajnerit të tyre, Julian Nagelsman, dhe këto janë Leon Gorecka e Kingsli Koman. Gorecka ka edhe një vit kontratë me klubin, por shefi i ri i bordit, Oliver Kahn thotë se bisedimet po ecin mirë. Për mesfushorin interesohen Reali, Barcelona dhe Mançester Junajtidi. Edhe për Komanin mund të arrihet një akord, ndërsa francezi pëlqehet nga Liverpuli dhe Paris SG. Me dy lojtarë të tillë titullarë që qendrojnë, Bajerni mund të ndihet më i sigurt për sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al