Milani kthehet në fushë, por a mund t’i japë 6 milionë euro Kesit?!

Mesfushorin ofensiv ia duan të gjithë dhe këshilla e opinionistëve dhe gazetarëve për Milanin është që të mos lejojë transferimin. Kesi cilësohet si “motori i Ferrarit” Milan, ndaj edhe Paolo Maldinit i thonë që të mos nxitohet. Futbollisti kërkon 6 milionë euro në sezon, dhe sipas mediave italiane kuqezinjtë mund të jenë të detyruar të pranojnë. Kërkesa ka edhe për Teo Hernandezin, ndërsa sot nis faza përgatitore e ekipit të trajnerit Piolo. Bashkë me shokët do të paraqitet në Milanelo edhe Zllatan Ibrahimoviç, veçse ai do të jetë për përgatitje atletike më vete, jo bashkë me grupin.

Sfidanti.al